Dardha “magnet” për vizitorët – Pista e skive, një ndër atraksionet kryesore gjatë dimrit

Dardha kthehet në një magnet për turistët gjatë fundvitit, duke tërhequr jo vetëm vizitorë vendas, por edhe të huaj, të cilët mahniten nga bukuritë natyrore që ofron fshati turistik dhe infrastruktura tek pista e skive.
“Kemi ardhur të shikojmë pistën, të bëjmë ski, atmosfera është fantastike, çdo gjë shumë bukur , na pëlqen shumë”, u shpreh një turiste.
“Kemi ardhur në Dardhë, sepse na pëlqen shumë vendi. Kemi ardhur ta shijojmë sot”, u shpreh një tjetër turist.
Të gjithë ata që zgjedhin të vizitojnë Dardhën veçojnë bukuritë që ka ky fshat, kulinarinë dhe mikpritjen, duke e cilësuar fshatin turistit dhe ski-pistën si destinacionin e duhur për turizmin familjar.
Gazetare: E. Fili
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




