Debat i fortë, Sulo: Për çfarë mbahen në arrest Meta e Berisha? Beqiri: Po ai ka vrarë mund të prishë provat

Gazetari Arion Sulo dhe Juristi Idajet Beqiri kanë debatuar në studion e emisionit “3D nga Alban Dudushi” në RTSH ku fokus i debatit ishte arrestimi i Metës dhe i Berishës.
Gazetari Sulo u shpreh se mbajtja në burg e Ilir Metës apo shtyrja e arrestit të Berishës janë fakte dhe prova që bëhet fjalë për politizim të drejtësisë.
“Mbajtja në burg e Ilir Metës, shtyrja e arrestit shtëpisë të Berishës nga Kushtetuesja që po bëhet luftë e madhe, ishte për dje u shty për të enjten. Këto janë fakte dhe prova të qarta se çfarë politizimi kemi tek drejtësia. Ilir Meta të hetohet jo për 3 por për 33 nëse i ka por arrest me burg për çfarë, do arratiset? Do prish provat? Ka 8 muaj që thuhet arrestohet sot arrestohet nesër. Ky vendimi i djeshëm konfirmon më shumë edhe mënyrën e arrestimit”, u shpreh Sulo.
Ndërkohë Juristi Idajet Beqiri duke replikuar me gazetarin Arion Sulo shprehet se Ilir Meta edhe mund të arratiset apo të prish edhe provat.
“Po do arratiset, i prish provat, ai ka vrarë për të prishur provat”, u shpreh Beqiri.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




