Detaji pikant në kampin bazë të Gjermanisë në Winston-Salem, Kimmich dhe disa lojtarë nuk i besuan fizioterapistit të Nagelsmann

Botërori 2026 | 4 muaj më parë

Me kalimin e ditëve detaje mjaft interesante tregojnë qartë se mes lojtarëve dhe stafit teknik ka munguar bashkëpunimi.

Sipas medieve gjermane mësohet se një grup dyshifror lojtarësh të kryesuar nga Kimmich nuk kanë preferuar që të trajtohen nga fizioterapisti i kombëtares gjermane.

Në Winston-Salem, shumë pranë kampit bazë të Gjermanisë, kishte hapur një zyrë të përkoshme Dr.Jürgen Siegele. Themeluesi i “Bottwartal therapy”, i cili është mjaft popullor në Gjermani pasi njihet për qendrën e rehabilimit që ka në Großbottwar pranë Stuttgart.

Dr.Jürgen Siegele kishte besimin e plotë të disa lojtarëve, të cilët preferuan që ta merrnin me vete në SHBA pasi nuk kishin besim në aftësitë e stafit të mjekëve të marrë nga Federata Gjermane e Futbollit.

Si kurrë më parë Gjermania e Nagelsmann regjistroi një formë të dobët në ndeshjet e zhvilluara në finalet e një Botërori. Sipas statistikave ekipi i Nagelsmann vuajti shumë nga mungesa e përgatitjes fizike pasi në të tre ndeshjet në grupe (ku u përballën me Kuraçaon, Bregun e Fildishtë dhe Ekuadorin) katër herë kampionët e Botës mbyllën ndeshjet me përqindje të ulët duelesh fizike të fituara. Në të tre ndeshjet shifra ishte nën 50%! A.V.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme