Dhuna në familje, shtohen rastet e dhunës së denoncuar në Kukës

Sociale | 2 vite më parë

Në Kukës janë shtuar rastet e denoncuara të dhunës në familje gjatë viteve të fundit, ku viktima janë kryesisht gratë dhe fëmijët.

Viti 2025 ka nisur me dy raste të reja raportimi nga viktimat e dhunës. 

“Kemi pasur vetëm dy raste gjatë muajit janar. Fundi i dhjetorit ka qenë me një fluks të madh, mbi 5–6 raste dhune të raportuara,” tregon Lirie Gjana, koordinatore kundër dhunës në familje.

Ndërkohë gjatë vitit 2024 gjithsej janë regjistruar 22 denoncime të dhunës në bazë gjinore.

Znj. Gjana bën të ditur se nuk mungojnë rastet kur gratë përjetojnë ripërsëritje të episodit të dhunës.

Nga shumë institucione në Kukës po realizohen fushata ndërgjegjësuese në shkolla,  por jo vetëm, për parandalimin e këtij fenomeni dhe rëndësinë e denoncimit të dhunuesve.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme