Diaspora e interesuar për të votuar, në më shumë se 24 orë kanë aplikuar 5156 emigrantë

Politikë | 2 vite më parë

Një ditë pasi është hapur procesi i regjistrimi të emigrantëve vihet re një interes i lartë për tu bërë pjesë e zgjedhjeve parlamentare te të 11 majit.

5156 është numri i emigrantëve që kanë aplikuar deri tani nga ku 253 janë miratuar.

Në aplikime dominonin me rreth  74% burra dhe moshat kryesisht të reja. Shumica e aplikuesve janë të moshës 25-45 vjeç.

Ashtu si një ditë më parë, Diaspora e Italisë vijon të jetë në krye të listës së aplikimeve e ndjekur nga Gjermania, Greqia, Amerika dhe Anglia dhe janë votues kryesisht në qarqet Tiranë, Durrës, Fier e Shkodër.

Zgjedhësit duhet ta bëjnë vetë aplikimin, pasi sistemi kërkon shfaqjen e fytyrës drejtpërdrejtë, e cila krahasohet me foton e dokumentit të identifikimit.

Kujtojmë se në këtë fazë, diasporës ju pranohet çdo dokument shqiptar identifikimi, edhe nëse ai ka skaduar, por më e rëndësishmja, ju kërkohet një dokument që vërteton banimin në atë adresë ku kërkon t’i shkojë fleta e votimi.

Aplikimet mbyllen në datën 4 mars 2025.

RTSH


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme