Diaspora vijon votimin – Rreth 8 mijë vota mbërrijnë në Shqipëri, monitorohen nën masa të rrepta
Për herë të parë në një proces zgjedhor në Shqipëri, mijëra shqiptarë që jetojnë jashtë vendit po ushtrojnë të drejtën e votës përmes postës.
Rreth 241 mijë zarfe nga 245 mijë në total janë bërë gati për t’u dërguar për shqiptarët e diasporës.
Nga këto pako zgjedhore rreth 58 mijë prej tyre janë tërhequr nga emigrantët, ndërsa deri në mesditë rreth 8.407 vota kanë mbërritur në Parkun Olimpik “Feti Borova”, ku po grumbullohen e ruhen nën masa të rrepta sigurie.
Procesi po monitorohet 24 orë nga kamerat dhe përfaqësuesit e partive politike.
Zarfet do të grumbullohen dhe do të hapen pasi të mbarojë procesi i votimit më 11 maj.
Për emigrantët, afati i fundit për të tërhequr pakon zgjedhore është data 5 maj. Çdo pako që nuk tërhiqet deri atëherë do të rikthehet në Shqipëri, ndërsa për ata që e kanë tërhequr zarfin, vota duhet të mbërrijë në territorin e Republikës së Shqipërisë para orës 19:00 të datës 11 maj. Pas këtij afati, çdo votë do të konsiderohet e pavlefshme.
Sa i përket shpërndarjes, numrin më të madh të zarfeve e mban Italia me 89.730, e ndjekur nga Greqia me 67.169, Gjermania me rreth 25 mijë, Shtetet e Bashkuara me rreth 20 mijë dhe Mbretëria e Bashkuar me rreth 16 mijë pako zgjedhore.
Gazetare: Jonida Omeri
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




