Dita Botërore Kundër Shfrytëzimit të Fëmijëve, Policia e Shkodrës ka proceduar 2 raste këto 5 muaj

Sociale | 5 muaj më parë

12 Qershori, shënon Ditën Botërore Kundër Shfrytëzimit të Fëmijëve për Punë. Në kuadër të kësaj dite, është organizuar një aktivitet sensibilizues nën temën “Karton i kuq punës së fëmijëve: lojë e ndershme për fëmijët, punë dinjitoze për të rriturit”, me fokus promovimin e të drejtave të fëmijëve dhe parandalimin e përfshirjes së tyre në punë të papërshtatshme.

“Përmes këtij aktiviteti synohet të rritet ndërgjegjësimi në komunitet dhe të forcojmë bashkëpunimin”, tha Amila Gjyrezi, zëvendësprefekte e Qarkut Shkodër.

 “Të gjithë institucionet  kanë  për detyrë të mbrojnë fëmijët nga shfrytëzimi për punë në moshën e lejuar”, u shpreh Teuta Qyteza., zëvendëskryetare Bashkia Shkodër.

Pavarësisht punës së përbashkët, asnjë arritje nuk mund të behet pa bashkëpunimin ndërinstitucional tha drejtorja e shërbimit special në Bashkinë Shkodër, Efita Shoshi.

“Për Bashkinë Shkodër, trajtimi i këtij fenomeni mbetet një nga prioritete më të rëndësishme. Por kjo nuk arrihet dot vetëm nga një institucion”, theksoi ajo.

Policia vendore e Shkodrës këtë vit ka proceduar 2 raste të shfrytëzimit të të miturve në punë

“Kemi patur 2 raste për të cilat janë marrë masa të menjëhershme dhe të miturit janë dërguar në institucionet përkatëse për rehabilitimin dhe integrimin e tyre sa më shpejt në shoqëri”, theksoi Ermir Lushi nga DVP Shkodër.

Ky aktivitet synoi të theksojë rëndësinë e mbrojtjes së fëmijëve përmes forcimit të familjes, mbrojtjes sociale dhe kujdesit alternativ familjar, si dhe të nxisë rritjen e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve, organizatave dhe komunitetit.

Gazetar: M. Gjini

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme