Dita e shortit, 4 skuadra shqiptare mësojnë sot emrat e kundërshtarëve europianë

Futboll Vendi | 5 muaj më parë

Katër skuadra të Abissnet Superiore mësojnë sot emrat e kundërshtarëve të tureve të para kualifikuese në kompeticionet europiane: Egnatia në Champions League dhe Vllaznia, Dinamo dhe Elbasani në Conference League.

Shorti do të hidhet gjatë pasdites dhe 4 skuadrat shqiptare shpresojnë të kenë pak fat për të “peshkuar” kundërshtarë të lehtë, për të pasur mundësi kualifikimi për në turin e dytë.

Mund të kemi edhe ndonjë përballje shqiptarësh, pasi kundërshtarë mund të jenë ekipe si, Drita, Ballkani, Shkëndija e Tetovës, apo edhe Deçiç i Malit të Zi.

Egnatia kampione ka avantazhin që nëse eliminohet nga Champions League, mund të zbresë në Conferencë League, duke e vazhduar aventurën europiane. Në Conference League, vetëm Vllaznia është në vazon e favoritëve, kurse Dinamo dhe Elbasani në atë të jo favoritëve.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme