Dortmund ndalet në fushën e Frankfurt

Barazimi i parë për Dortmund, që vuan mungesën e Haaland, duke u ndalur 1-1 në fushën e Frankfurt. Vendasit arritën të zhbllokojnë që në minutën e 9-të, me Kamada, që ka arritur të mposhtë portierin Burki. Goli i barazimit është shënuar në pjesën e dytë, me Sancho, që ka shërbyer për Reina, i cili nuk fal, 1-1.
Arminia Bielefeld ka arritur të marrë një fitore në shtëpi, duke mundur Mainz me rezultatin 2-1. Prietl 21’ dhe Doan31’ kanë zgjidhur gjithçka në pjesën e parë. Goli për miqtë është shënuar nga Stoger tetë minuta para përfundimit të sfidës.
M’gladbach nuk ka shkuar më shumë se një barazim 2-2 në shtëpinë e Freiburg. Embolo ka zhbllokuar rezultatin në minutën e 23-të, por vendasit kanë barazuar nëntë minuta më vonë me Lienhart. Me fillimin e pjesës së dytë, Grifo ka shënuar nga pika e 11-metërshit për Freiburg, ndërsa ka marrë përgjigjen e Plea në minutën e 50-të, 2-2.
Po 2-2 është mbyllur dhe sfida mes Koln dhe Wolfsburg. Thielman 18’ dhe Duda 43’ kanë shënuar për skuadrën vendase në pjesën e parë, ndërsa për miqtë shënoi Arnold 29’. Goli i barazimit u shënua nga Weghorst në fillimin e pjesës së dytë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




