Drejtori i ri sportiv i Milanit/ Paratiçi mund Taren, Furlani udhëton drejt Londrës për të finalizuar akordin

Fabio Paratiçi është i përzgjedhuri i Milanit për postin e drejtorit sportiv. Sipas medieve italiane administratori i deleguar i klubit kuqezi ka udhëtuar sot drejt Londrës për të finalizuar akordin me ish-drejtorin e Juventusit dhe Totenhemit.
Në garë për këtë post ka qenë edhe Igli Tare, i cili siç u raportua edhe në medie ishte i preferuari i Zlatan Ibrahimoviç. Por Paratiçi kishte pëlqimin e Xhorxho Furlanit, i cili vendos veton në këtë drejtim duke i bërë të qartë presidentit Kardinale se do të ishte ai që do të zgjidhte stafin e ngushtë të bashkëpunëtorëve.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




