Drejtori sportiv i Milanit, Tare më i avantazhuar në garën me D’Amikon

Itali | 2 vite më parë

Igli Tare rikthehet përsëri të jetë një temë diskutimit në Milano. Administratori i deleguar i “Djallit”, Xhorxho Furlani, në një ndërhyrje që bëri dje para ndeshjes mes Milanit dhe Fiorentinës la të kuptohej se drejtori i ri sportiv i klubit kishte për detyrë që të rikthente skuadrën në nivele të larta pra ta bënte kompetitive dhe të aftë për të fituar trofe. Për momentin i sigurt është fakti se i preferuari i Furlanit, Fabio Paratiçi nuk është më në këtë garë.

Sipas “Tuttosport” është rikthyer fuqishëm kandidatura e Igli Tares, i cili shikohet me përpraësi nga Milani edhe pse ka një rival të fortë siç është Toni D’Amiko. Ky i fundit thuhet se është më i vështirë për tu arritur pasi Atalanta kërkon dëmshpërblim financiarë për ta lënë të lirë. Një tjetër pengesë është edhe rroga vjetore e drejtorit sportiv të Atalantës, i cili përfiton shifra të rëndësishme nga familja Perkasi.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme