“Duke përsëritur mësimet para takimit”, Rama publikon foton nga Roma para takimit me Melonin

Politikë | 7 muaj më parë

Kryeministri Edi Rama ndodhet në një vizitë pune në Romë, ku pritet të zhvillojë pasditen e kësaj të enjteje (16 prill) një takim me kryeministren italiane Giorgia Meloni.

Para takimit, Rama ka publikuar një foto nga Roma, ku shfaqet me disa dokumente në duar, ndërsa shprehet me nota humori: “Romë, duke përsëritur mësimet përpara takimit, se motra e Italisë nuk të fal me njohuritë që ka për çdo projekt”.

Gjatë qëndrimit në Itali, Kryeministri pritet të takohet edhe me ministrin italian të Mbrojtjes, Guido Crosetto. Takimi me Melonin parashikohet të mbahet në Pallatin Kryeministror rreth orës 15:00, ndërsa në fokus pritet të jenë bashkëpunimi mes dy vendeve, zbatimi i marrëveshjeve dypalëshe në fuqi, mbështetja për integrimin dhe zhvillimet e fundit gjeopolitike.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme