E bujshme/ CEO-s së City-t nga Abu Dhabi i është dhënë imunitet diplomatik 6 vite më parë

Shefit të ekzekutivit të klubit të City-t i është dhënë imunitet diplomatik gjashtë vite më parë dhe ky hap mund të ndërlikojë çdo procedurë ligjore në lidhje me klubin e Premier Ligës, i cili akuzohet se ka “fryrë” financat me më shumë se 900 milionë paund.
Khaldoon al-Mubarak, një zyrtar i lartë nga Abu Dabi që drejton City prej vitit 2008, u përfshi në listën zyrtare të diplomatëve, të cilët përfitojnë imunitet diplomatik, të miratuar nga Mbretëria e Bashkuar në vitin 2020. Kjo i garanton automatikisht imunitet ndaj çdo hetimi penal dhe në shumicën e rasteve, e mbron personin nga procedurat civile në territorin britanik.
Të martën, Premier Liga njoftoi se një komision i pavarur e kishte shpallur klubin City-t fajtor për të gjitha akuzat lidhur me shkelje të rënda të rregullave financiare, pas një hetimi të nisur në vitin 2018. A.V.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





