Finlandë-Shqipëri përballje direkte për kreun e grupit, shiten mbi 20 mijë bileta

Futboll Bota | 32 minuta më parë

Pas dy fitoreve në dy ndeshjet e para të grupit C1 në Nations League, Shqipëria bëhet gati për sfidën e radhës kundër Finlandës, e cila do të luhet të shtunën e 3 tetorit në orën 15:00 në Helsinki.

Kjo ndeshje është prova e vërtetë e kuqezinjve, pasi finlandezët janë rivalët kryesorë për vendin e parë në grup. Finlanda u ndal në shtëpi në një barazim pa gola nga Bjellorusi ditën e djeshme dhe qëndron në vendin e dytë në grup me 4 pikë.

Përballja direkte me Shqipërinë është vendimtare edhe për Finlandën dhe kjo duket edhe nga interesimi i tifozëve për këtë takim, pasi deri më tani janë shitur mbi 20 mijë bileta për këtë ndeshje.

Stadiumi Olimpik i Helsinkit ka një kapacitet prej 36.251 spektatorësh dhe duket se do të jetë plot e përplot për ndeshjen Finlandë-Shqipëri.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme