“E doja famën, por nuk e njihja atë”, Klark Morina rrëfen si u njoh me dëshirën për moderimin
Klark Morina ka rrëfyer në emisionin “Një Shqipëri“ me Mentor Nazarko se si i nisi dëshira për moderimin.
Ai u shpreh se iu kushtonte një vëmendje të shtuar dhe të detajuar moderatorëve kur i shikonte ata përmes televizionit për të “vjedhur” nga mënyra e tyre . Klark thotë se e donte famën, por nuk e dinte domethënien dhe detyrimin që e pasonte.
Sipas tij nuk është e lehtë të jesh i famshëm, sidomos në Shqipëri.
“Unë e kam nisur që i vogël në të vërtetë. Kur isha në shtëpi filloja shikoja moderatorë, një ndër të cilët keni qenë dhe ju, z. Nazarko. Dhe mendoja unë po rri vetëm në shtëpi ndërkohë këta janë live, me shumë njerëz, në një program në një studio, larg Tiranës, me mikrofona, aty i shikon gjithë Tirana, gjithë Shqipëria, diaspora. E doja famën, por nuk e dija se çfarë do të thotë famë. Të jesh i famshëm nuk është shumë e lehtë, sidomos të në Shqipëri“, u shpreh ai.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



