Egnatia luan në “Air Albania”, zbardhet kalendari europian i kampionëve të Shqipërisë

Conference League | 2 muaj më parë

Egnatia ka publikuar kalendarin e ndeshjeve që skuadra rrogozhinase do të zhvillojë në fazën e ligës në Conference League. Kampionët e Shqipërisë do të luajnë ndeshjes si skuadër pritëse në stadiumin “Air Albania”.

Rrugëtimi historik i Egnatias në fazën e grupeve në Conference League do të startojë më 15 tetor në Tiranë në orën 18:45 në sfidën kundër Midtyllandit.

Më 22 tetor rrogozhinasit udhëtojnë drejt Danimarkës për tu ndeshur me Aarhus, ndërsa më 5 nëntor do të luajnë në Rumani kundër Universitatea Craiova.

2 ndeshjet e radhës Egnatia do ti luajë në “Air Albania”. Më 26 nëntor kundër Lincoln Red dhë më 10 nëntor përballë Zalgiris. Ndeshjen e fundit të fazës së grupeve rrogozhinasit do ta luajnë në Portugali kundër Bragës më 17 dhjetor.

Ndeshjet e Egnatias në fazën e ligës në Conference League do të transmetohen në RTSH.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme