Egnatia tregon forcën përballë Vllaznisë, fitore me aromë titulli

Abissnet Superiore | 5 muaj më parë

Egnatia ka arritur të mposhtë Vllazninë me rezultatin 2-1 në ndeshjen e javës së dytë të “Final Four”, që erdhi për shikuesit në ekranin e RTSH(RTSH1 dhe RTSH Sport).

Një fitore me aromë titulli për skuadrën rrogozhinase në “Air Albania” përballë një Vllaznië që u përpoq me të gjitha forcat, por pa mundur të shmangë fundin e hidhur të këtyre 90 minutave.

Sfida u zhbllokua pesë minuta nga fundi i pjesës së parë nga një gol i shënuar me kokë nga Sota. Qato riktheu shkodranët në lojë me golin e shënuar në minutën e 77-të, por Adjessa dy minuta nga përfundimi i kohës së rregullt vulosi fitoren e skuadrës rrogozhinase, që merr kështu tri pikë shumë të rëndësishme dhe ngjitet në krye të renditjes me 34 pikë.

Në vendin e dytë renditet Elbasani me 31 pikë (1 ndeshje më pak). Po kaq ka edhe Vllaznia e vendit të tretë, ndërsa Dinamo City ka 27 pikë (1 ndeshje më pak).

Ndërkohë, të dielën në stadiumin “Air Albania” do të luhet edhe sfida tjetër e kësaj faze mes Elbasanit dhe Dinamos, e programuar për në orën 19:00.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme