Elbasani, fitore me përmbysje përballë Teutës

Elbasani ka arritur një fitore me përmbysje, 2-1 përballë Teutës në javën e 32-të të “Abissnet Superiore”, në një ndeshje që erdhi për shikuesit në ekranin e RTSH2.
Në pjesën e parë ishte skuadra durrsake që u tregua më dominese në lojë, duke zhbllokuar sfidën me një 11-metërsh të fituar dhe kthyer në gol nga Arifi.
Në pjesën e dytë, Elbasani u tregua më kërkues, duke përfituar dhe nga një tërheqje e skuadrës durrsake. Një 11-metërsh i akorduar me VAR dhe i kthyer në gol nga Diallo vendosi barazpeshën.
Në 10 minutëshin e fundit të sfidës, portieri i durrsakëve, Selmani priti dy herë një 11-metërsh të Diallo, por nuk mund të bënte asgjë në shtesë, me Ze Gomes që shënoi me kokë duke i dhënë fitoren skuadrës së Elbasanit.
Me këtë fitore, verdheblutë ngjiten në kuotën e 59 pikëve, në vend të dytë, një më pak se Vllaznia e vendit të parë. Teuta mbetet në kuotën e 38 pikëve, në vend të 6-të.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




