Eliminatoret Botërori 2026/ Nagelsmann shpall listën, El Mala grumbullohet për herë të parë, rikthehen Sané dhe Thiaw

Gjermani | 12 muaj më parë

Gjermania e Nagelsmann do të luajë më 14 nëntor përballë Luksenburgut dhe tri ditë më vonë përballë Sllovakisë dy takimet e fundit të vlefshme për Eliminatoret e Botërorit 2026.

Për këto dy duele komisari teknik i katër herë kampionëve të botës ka zbuluar listën me emrat e 25 lojtarëve, të cilët do të grumbullohen pas pak ditësh në Frankfurt.

Risia e vetme e kësaj liste është emri i sulmuesit të krahut të Këlnit, Said El Mala. Talenti është vlerësuar nga Nagelsmann për paraqitjet e bëra në Bundesligë deri më tani dhe mendohet se do të debutojë me kombëtaren gjermane në ndeshjen kundër Luksenburg.

Në grumbullimin e fundit për këtë vit komisari teknik gjerman ka rikthyer në kombëtare edhe dy lojtarë si Leroy Sané dhe Malick Thiaw.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme