Eliminatoret e Botërorit 2026/ Ndizet “klasikja” Argjentinë-Brazil, Rafinja: I mundim brenda dhe jashtë fushe!

Futboll Bota | 2 vite më parë

Natën mes së martës dhe të mërkurës, në orën 01:00, Argjentina dhe Brazili do të sfidojnë njëra-tjetrën në kuadër të Eliminatoreve të Kupës së Botës 2026.

Ndeshja në fjalë nuk është asnjëherë e lehtë për të dy ekipet, të cilat janë ndër më fitueset në Amerikën Latine. Pas 13 takimesh Argjentina kryeson grupin e Eliminator me 28 pikë ndërsa Brazili gjendet në vendin e tretë me shtatë pikë më pak.

Deklaratat e lojtarëve të Brazilit i kanë hedhur benzinë zgjarrit në duelin që do të luhet në “Estadio Monumental” të Buenos Airesit.

”Do ta mundim Argjentinën. Nuk ka dyshim për këtë. Në fushë dhe jashtë saj nëse është e nevojshme. Unë do të shënoj një gol kundër tyre. Do të jap gjithçka”, ishte premtimi që u bëri tifozëve Rafinja në bashkëbisedimin me Romarion. Sulmuesi i Barcelonës është në një sezon special pasi deri më tani numëron 28 gola dhe 17 asist. Por këto fjalë nuk i kanë pëlqyer aspak Angel Di Marias, i cili ka postuar në rrjetet sociale momentin kur ai goditi topin kur shënoi golin e fitores së Argjentinës mbi Brazilit në finalen e Kupës së Amerikës Latine. A.V.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme