Federata Kosovare e Futbollit buxhet prej 25 mln € për 2026-ën dhe partneritet me “Adidas”

Rajoni | 9 muaj më parë

Federata Kososvare e Futbollit ka njoftuar të reja mjaft interesante sa i përket të ardhmes.

Krerët e saj kanë bërë me dije se për këtë vit planifikohet të shpenzohet një buxhet prej 24,985,000 eurosh. Kjo shifër do të jetë edhe më e madhe në rast se Kosova do të kualifikohet në finalet e Botërorit 2026.

Sipas zyrtarëve kualifikimi në Botëror do t’i shtonte shifrës plot 11 milionë euro. Sipas FKF-së 95% e shifrës vjen nga të ardhur e UEFA dhe FIFA ndërsa 5% është shuma e përfituar nga sponsorët dhe qeveria.

Sa i përket sponsorve Federata Kosovare e Futbollit ka njoftuar se ka arritur një akord historik me “Adidas”. Kompania gjermane do të jetë sponsori i ri teknik i kombëtares dardane duke zëvendësuar kështu “Errea”-n.

Kosova i shtohet portofolit të ekipeve të “Adidas” pasi në muajt e fundit kompania gjermane ka arritur akord edhe me Ukrainën, Kuraçaon, Arabinë Saudite dhe Katarin.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme