“Fenomeni” analizon rrugëtimin e Brazilit: Problemet nisin nga stoli, ky ekip nuk gjeti kurrë rrugën e duhur!

Botërori 2026 | 4 muaj më parë

Për të kuptuar se diçka nuk shkon në këtë Brazil sigurisht që nuk duhej humbja me Norvegjinë.

Në konferencën për shtyp të pasndeshjes pyejta e parë që iu bën Vinicius junior ishte se përse nuk goditi ai penalltinë.

“Trajneri vendos se kush e gjuan paraprakisht. Ai zgjodhi Brunon. Unë kurrë nuk i jam shmangur përgjegjësisë”, ishte përgjigja e numrit shtatë versioni i të cilit u konfirmua edhe nga Ancelotti.

Zgjedhja e trajnerit italian nuk ishte shumë e kuptueshme pasi Bruno Guimaraes kishte gjuajtur vetëm tre penallti në të gjithë karrierën e tij profesionale.

Ronaldo Nazário ishte një nga të parët që shprehu me fjalë një pjesë të problemit. “Duhet të jem i sinqertë. Mendoj se ky eliminim fillon me vendimet e marra në stol”, tha “R9”.

Kritikat e sulmuesit legjendar nuk mbaruan me kaq: “Carlo Ancelotti është një nga trajnerët më të mirë në histori, por sonte bëri shumë gabime”.

Mes të tjerash “Fenomeni” pranoi se skuadra e Brazilit vuante shumë në mesin e fushës, ku si fillum duhej bërë puën për të evidentuar lojtarë të rinj. “Mendoj se ekipi aktual kurrë nuk ka qenë në rrugën e duhur. Për të futur në shina këtë ekip duhet shumë punë”, tha Ronaldo. A.V.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme