Festivali i Pranverës në RTSH, Orkestra dhe artistët vijojnë provat intensive 

Televizion | 4 muaj më parë

Orkestra, bendi muzikor dhe artistët vijojnë provat intensive përpara nisjes së festivalit të pranverës, përgatitjet e të cilit tashmë kanë hyrë në fazën finale ku pothuajse gjithçka është gati. 

Drejtori artistik Alfred Kacinari shprehet se krijimet muzikore janë të zhanreve të ndryshme dhe sjellin freskinë e artistëve të rinj në këtë kompeticion. 

Prurjet artistike janë dukshëm të dominuara nga të rinjtë. Ne jemi shumë të kënaqur për këtë gjë sepse këngët janë le të themi shumë të perceptueshme. Janë të stileve zhanreve të ndryshme, ka si të thuash larmi të konsiderueshme në to. Përgjithësisht janë interpretues shumë të mirë dhe jemi shumë të kënaqur sepse ata janë ai grup këngëtarësh që garanton të ardhmen. Kjo është faza më interesante e punës për ne sepse e kemi filluar që dje. Këtu bashkohen të gjithë elementët, e gjithë orkestra me dy pjesët e saj të rëndësishme. Kemi filluar provat me këngëtarët. Këto provat do të vazhdojnë deri ditën e premte, ndërsa në datën 3, ditën e mërkurë ne do të transferohemi në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit dhe kemi tre ditë mundësi për të zhvilluar prova atje. Pastaj më 6 dhe 7 le të fillojë festivali.” 

Rikthimi i Festivalit të Pranverës, pas një periudhe kaq të gjatë, pritet të sjellë një frymë të re në skenën shqiptare. 

Dy netët e festivalit do të prezantohen nga këngëtarja Bleona Qereti dhe aktori Nik Xhelilaj, të cilët do të ngjiten në skenë për të drejtuar këtë kompeticion në datat 6 dhe 7 qershor ekskluzivisht në Radio Televizionin Shqiptar. 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Të ngjashme