FIA e klasifikon garën e Austrisë me rrezik të lartë për shkak të të nxehtit

Formula 1 | 4 muaj më parë

Çmimi i Madh i Austrisë në Formula 1 është klasifikuar nga FIA si një event me rrezik të lartë për shkak të të nxehtit. Parashikimet meteorologjike janë për temperatura mbi 31°C gjatë fundjavës së garës.

Vendimi i organit qeverisës të Formula 1 do të thotë marrje e masave specifike për të mbrojtur pilotët, një nga të cilat është mundësia e përdorimit të një kiti freskues. Sistemi bën të mundur qarkullimin e një likuidi të ftohtë nëpërmjet një veshjeje rezistente që pilotët e mbajnë poshtë tutave të garës.

Përdorimi i këtij kostumi nuk është i detyrueshëm, ndërsa pilotët që vendosin të mos e mbajnë, duhet të kenë gjithsesi 5 kg shtesë në bord, për të garantuar kushte të barabarta teknike për makinat.

Austria është gara e parë e sezonit 2026 që klasifikohet me rrezik të lartë, pas valës të të nxehtit që ka pushtuar Europën qendrore dhe që ka kapur temperatura rekord në disa vende. Normativa është aplikuar më parë në garat e Singaporit dhe SHBA-ve, ku kushtet klimatike ekstreme e kanë bërë të nevojshme ndërhyrjen e FIA-s. Temperaturat e larta janë një sfidë e madhe për pilotët.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme