Finalja e Kupës së Gjermanisë, Federata akord 4-vjeçar me Berlinin

Gjermani | 9 muaj më parë

Finalja e Kupës së Gjermanisë e programuar për t’u mbajtur në Berlin më 23 maj të këtij viti nuk do të jetë e fundit që do të organizohet në kryeqytetin gjerman.

Sipas medieve gjermane Federata Gjermane e Futbollit ka gjetur një akord me Bashkinë e qytetit në fjalë për të shtyrë bashkëpunimin edhe për katër vite të tjerë.

“Finalja e Kupës së Gjermanisë në Berlin është kthyer në një traditë për futbollin, tifozët dhe klubet gjermane. Finalja në ‘Olimpiastadion’ i jep edhe më shumë vlerë këtij trofeu. Duke zgjatur kontratën deri në 2030-ën ne japim një sinjal të qartë se duam një atmosferë speciale për finalet e këtij turneu”, tha presidenti i Federatës Gjermane të Futbollit, Bernd Neuendorf.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme