Flamurtari bën të vetën Ligën Unike

Basketboll | 2 vite më parë

Flamurtari në basketboll për femra bën histori, ndërsa fiton për herë të parë Ligën Unike “Shqipëri-Kosovë”. Pas dy vitesh, trofeu i Ligës Unike “Shqipëri-Kosovë” kthehet në vendin e shqiponjave, ndërsa vlonjatet kanë mundur në finale Peja 03, 72-62. 20-13 perioda e parë për Flamurtarin.

Mundohet të reagojë Peja 03, e cila ka fituar periodën e dytë 20-21 dhe në pushim, 40-34 për vlonjatet. Madje dhe perioda e tretë është për Peja 03, 16-21 dhe në total, 56-55.

E fundit është për Flamurtarin, 16-7 dhe në total 72-62. Ramos ishte lojtarja më e mirë e Ligës Unike “Shqipëri-Kosovë” në basketbol për femra, kurse kupën kapitenes vlonjate, Tea Memushi, ia ka dorëzuar presidenti i Federatës Shqiptare të Basketbollit, Avni Ponari, dhe ai i Federatës së Kosovës, Arben Fetahu.

Javën e ardhshme gjithçka është për fazën finale të Ligës Unike “Shqipëri-Kosovë” në basketboll për meshkuj, më 26-27 mars në Kosovë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme