Formula 1, Hamilton dominon në Kinë

Pas Australisë, këtë fundjavë skuadrat e Formula 1 do të konkurrojnë në Çmimin e Madh të Kinës. Duke parë statistikat, gara në Shangai ka një protagonist të madh, e ky është Lewis Hamilton. Britaniku ka fituar në pistën kineze 6 herë, duke arritur 6 pole position, 9 podime dhe 4 xhiro të shpejta.
Formula 1 rikthehet këtë fundjavë me garën e Çmimit të Madh të Kinës. makinat njëvendëshe do të zbresin sërish në pistë, vetëm një javë pas garës së Australisë, në të cilën dy makinat Ferrari zhgënjyen. Por gara në cirkuitin kinez, ka parë një dominim absolut të Leëis Hamilton, piloti që mban të gjitha rekordet në Çmimin e Madh të Kinës. Piloti britanik ka fituar në pistën e Shanghait 6 herë, duke arritur 6 pole position, 9 podiume dhe 4 xhiro të shpejta.
Një dominim ky në cirkuitin e Shanghai, që nisi në vitin e largët 2008, sezoni i dytë i i Hamilton në f1, atëherë ai drejtonte një McLaren. Suksesin e përsëriti sërish në 2012. Më pas i vjen radha dominimit absolut me Mercedesin, me fitore e arritura në 2014, 2015, 2017 e 2019.
Të gjithë janë në pritje të arritjes së fitores së shtatë të britanikut, në Çmimin e Madh të Kinës, por këtë radhë me Ferrarin. Duke ditur ambiciet e Sir Leëis, tifozët e makinës së kuqe janë në pritje të një surprize të bukur nga ana e britanikut.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




