Formula 1 në 2030 – Vijon puna në Automotoparkun e Elbasanit për pistën e parë të garave me makina

Aktualitet | 1 vit më parë

Auto motoparku i Elbasanit po hyn në një fazë të re të projektit ambicioz që pritet të përfundojë brenda vitit 2026, duke i dhënë Shqipërisë të parën pistë për garën e makinave ‘‘Formula 1‘‘.

Duke ndarë pamje nga punimet, Kryeministri Edi Rama shprehet se‚ ‘‘Auto motoparku në Elbasan do të jetë kompleksi sportiv ndërkombëtar, sipas standardeve më të larta garave të Formula 1‘‘.

Sipas tij, ky investim strategjik do të sjellë një transformim të rëndësishëm në shërbimet e auto motorizimit dhe në infrastrukturën sportive e turistike të Shqipërisë.

Qeveria shqiptare ka parashikuar që brenda kompleksit do të jenë të integruara edhe zyrat e Drejtorisë së Shërbimeve të Transportit Rrugor, duke ofruar shërbime për të gjitha bashkitë e qarkut të Elbasanit me standardet më të larta.

Në shërbim të këtij projekti që po ndërtohet në periferi të qytetit të Elbasanit, u shpronësuan disa mijëra metra katrore tokë.

Gjithashtu është parashikuar që pas certifikimit të pistës, në 2030 Elbasani të jetë pjesë e kalendarit të garave të ‘Formula 1‘‘.

Gazetare: D. Shkodrani  

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme