Formula 1 në zi, “shuhet” Eddie Jordan

Në prag të provave të para të Çmimit të Madh të Kinës, një humbje e madhe trondit Formula 1. Eddie Jordan, pronari i skuadrës me të njëjtin emër, protagoniste në pistë nga viti 1991 deri në 2005, ka vdekur në moshën 76-vjeçare. Jordan kishte kohë që vuante nga një sëmundje e rëndë.
Në vitin 1991, një djalosh me emrin Michael Schumacher bëri debutimin e tij në Çmimin e Madh të Spa në Belgjikë. Ndër pilotët e tij spikasin emrat e Rubens Barrichello, Eddie Irvine, kampioni i botës Damon Hill, Giancarlo Fisichella dhe Heinz-Harald Frentzen.
Fitorja e fundit e skuadrës Jordan në Formula 1 daton në vitin 2003 me Giancarlo Fisichella në Interlagos. Në total, Jordani garoi në 250 Çmime të Mëdha, duke fituar katër.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




