Futbolli shqiptar në zi, aksidenti tragjik i merr jetën Fatjon Bunjakut

Futbollisti Fatjon Bunjaku nuk jeton më. Për 22-vjeçarin ka qenë fatal një aksident me makinë në aksin Prishtinë – Mitrovicë.
Sulmuesi i Elbasanit ka mbyllur sytë në moshën 22-vjeçare, duke lënë pas një dhimbje të madhe të familjarët dhe të gjithë ata që e njihnin.
Sulmuesi u bashkua me Elbasanin në korrik të vitit 2025, pasi mbylli aveturën me Malishevën.
Nëpërmjet rrjeteve sociale “AF Elbasani” shprehu ngushëllimet për familjen dhe miqtë, duke thënë se klubi humbi më shumë se një lojtar.
“Sot, familja e madhe e klubit tonë humbi jo vetëm një lojtar, por një njeri që mbajti me krenari ngjyrat e klubit dhe la kontributin e tij në historinë tonë. Në këto momente të vështira, mendimet dhe lutjet tona janë me familjen Bunjaku, miqtë dhe të gjithë ata që patën fatin ta njohin dhe ta duan Fatjonin”, shkruan AF Elbasani.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




