Fyerja e radhës e Theos ndaj Milanit

Futboll Bota | 2 vite më parë

Një dhimbje në pulpë e shtyu Teo Hernandezin t’i kërkojë Konseisaos zëvendësimin në fund të pjesës së parë në ndeshjen me Komon në kampionatin e Serisë A. Por dy ditë më pas, mbrojtësi francez iu përgjigj siç duhet thirrjes në kombëtare ku është shfaqur krejt ndryshe. Prandaj në ndeshjen ndaj Napolit, Himenez mund t’i zërë vendin në formacion, mbrojtësit francez.

Pas vërshëllimave në San Siro dhe përpara përmbysjes së radhës të kuqezinjve, Milani rikthehet në fushë për pjesën e dytë pa Theo Hernandez. Mbrojtësi francez preferoi të mos hynte më në fushë duke i thënë trajnerit se kishte një dhimbje në pulpë e cila nuk e lejonte të luante mirë. Por në fakt përgjatë 45 minutave të para me Comon, Theo kishte qenë më dinamik se herët e tjera, e megjithatë preferoi të qëndrojë në pankinë për pjesën e dytë.

Për ironi të fatit, dy ditë më pas, arriti duke buzëqeshur në qendrën e grumbullimit të klombëtares franceze. Dhe pamja e tij nuk kishte si të mos binte në sy. E në këtë situatë, e ardhmja e Theos te Milani është vendosur, nuk do t’i rinovohet kontrata që skadon në verën e 2026. Klubi kuqezi do të marrë një tjetër mbrojtës të majtë në vend të francezit. Pasi në këto javë finale të kampionatit të Serisë A, Conceiçao ka nevojë për lojtarë tepër të motivuar dhe kandidatura e Theos bëhet gjithnjë e më largët.

Trajneri beson ende në kualifikimin në Champions për sezonin e ardhshëm, ose të paktën në Europa League, dhe për këtë portugezi vazhdon të punojë intensivisht ditë e natë. E për të arritur objektivin ka nevojë për lojtarë që i bashkohen këtij objektivi. Prandaj Alex Jimenez do të jetë zëvendësuesi i Theos në ndeshjen ndaj Napolit. Ai ka shpirt gare, vrapon, duke i kaluar shpeshherë edhe kufijtë e tij. Ka dëshirën që i duhet Milanit të sotëm dhe atij të ardhshëm.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme