Gara për kreun e Policisë së Shtetit/ E Ngarkuara me Punë e SHBA në Tiranë, VanHorn vizitë në Ministrinë e Brendshme

Aktualitet | 7 muaj më parë

Nancy VanHorn, e Ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka zhvilluar sot (24 mars) një vizitë në Ministrinë e Brendshme.

Vizita e saj vjen ndërkohë që ka nisur faza e intervistimit për 14 kandidatët që konkurrojnë për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, pas shkarkimit të Ilir Prodës.

Të gjithë kandidatët që kanë kaluar në këtë fazë janë emra të njohur brenda strukturave të policisë, shumë prej të cilëve kanë mbajtur më parë poste drejtuese.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme