Garantimi i energjisë në ditën e fundit të vitit, 1.400 punonjës në gatishmëri

Dita e fundit e vitit është një ditë pune dhe angazhimi për punonjësit e OSSH dhe OSHEE.
Me qëllim garantimin e furnizimit me energji për të gjithë konsumatorët në territorin shqiptar, kompanitë kanë përgatitur një plan masash për çdo të papritur.
“Plani ynë i masave qëndron në dy kolona: kolona e parë është në lidhje me gjendjen teknike të rrjetit, ndërsa nga ana organizative kemi 1.500 punonjës të ndarë në 219 grupe. Skema është e tillë që të minimizojmë kohën e riparimit të defekteve,” deklaroi Llambi Miti, koordinatori i OSSH-së.
Z. Miti kishte edhe një thirrje për të gjithë amvisat.
“Ju lutem filloni që tani të piqni dhe të bëni gjithë aktivitetin e kuzhinës. Mos e lini për në darkë, për shkak të rritjes së ngarkesës, e cila bëhet burim i defekteve të ndryshme, që nuk parashikohen,” tha z. Miti.
Gjithashtu përfaqësuesi i OSSH-së bëri të ditur se për çdo të papritur konsumatorët do të mund të telefonojnë në numrat e shërbimit të klientit të publikuara në faqen e internetit të OSHEE.
Gazetar: Omer Saraçi
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




