Gazetarja Denada Shkodrani nga Pallati i Brigadave: Ka nisur mbledhja e Grupit Parlamentar të PS, në fokus negociatat me BE dhe protestat për Zvërnecin
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur këtë të shtunë, (20 qershor), Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste në një takim që po zhvillohet në Pallatin e Brigadave.
Sipas raportimit të gazetares së RTSh-së, Denada Shkodrani, në rendin e ditës janë përfshirë disa çështje të rëndësishme që lidhen me prioritetet e qeverisë.
Një nga temat kryesore është avancimi i procesit të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, me synimin për mbylljen e grupeve të kapitujve negociues deri në fund të vitit 2027.
Ndër çështjet më të ndjeshme që pritet të diskutohen janë edhe protestat e zhvilluara ditët e fundit në Tiranë lidhur me investimet dhe projektet e planifikuara në zonën e Zvërnec.
“Ka nisur ky takim në këto momente në Pallatin e Brigadave dhe do të jetë fjala e kryeministrit Edi Rama që pritet të transmetohet live. Janë disa çështje të rëndësishme në rendin e ditës në takimin e përmuajshëm të vendosur të paktën që prej fillimit të vitit nga Rama dhe përkon me ambicien që qeveria shqiptare ka për mbylljen e negociatave të anëtarësimit të grup kapitujve në fund të 2027 dhe këto mes qeverisë dhe Grupit parlamentar por gjithashtu edhe përfaqësuesit e institucioneve që varen drejtpërdrejtë nga Këshilli i Ministrave ti japë një shtysë procesit të këtyre negociatave që janë prioriteti i qeverisë. Dua të theksoj që janë disa çështje por ajo që është më sensitive janë protestat disa ditore në Tiranë siç është çështja e investimeve dhe [projekteve që parashikohet të marrin jetë në zonën e Zvërnecit”, u shpreh Shkodrani.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




