Giovanni Malagò merr mbështetjen e Serie A, ish-shefi i Komitetit Olimpik Italian do të jetë pasardhësi i Gravina-s

Itali | 7 muaj më parë

Asambleja e Ligës Serie A u mblodh sot për të vendosur kandidatin e saj në garën e 22 qershorit ku do të zgjidhet numri një i Federatës Italiane të Futbollit.

Në asamblenë e sotme plot 18 ekipe të Serie A ishin pro kandidimit të Malagò, i cili nuk ka mbështetjen e Lazio-s dhe Verona-s.

Siç dihet pesha e Serie A në votimin që do të bëhet më 22 qershor është “vetëm” 18%, por influenca e klubeve të kampionatit kryesor të futbollit në Itali është edhe më e madhe dhe për këtë motiv mendohet se Giovanni Malagò do të jetë presidenti i ri i Federatës Italiane të Futbollit.

Detyra e re do të jetë mjaft e vështirë për 67-vjeçarin, i cili ka qenë presidenti i Komitetit Olimpik Italian prej 19 shkurtit të 2013 deri më 26 qershor të 2025-ës.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme