Gjermani-Paraguaji/ Nagelsmann ka dilema formacioni, Alfaro-s i mungon vlerësimi për arritjet

Vigjilja e ndeshjes mes Gjermanisë dhe Paraguajit nuk ka qenë e qetë për të dy skuadrat. Në kampin gjerman humbja përballë Ekuadorit ka lënë jo pak dyshime në kokën e Julian Nagelsmann, i cili është ftuar nga legjenda të skuadrës që të rishikojë strategjinë e tij.

Për ndeshjen e radhës, e cila do të luhet në “Gillette Stadium”, komisari teknik i Gjermanisë mund të bëjë disa ndryshime. Kështu Kimmich mund të spostohet në qendër të mesfushës ndërsa në krahgun e djathtë të mbrojtjes mund të aktivizohet njëri prej Waldemar Anton dhe Malick Thiaw.

Të tjera probleme shqetësojnë komisarin teknik të Paraguajit. Gustavo Alfaro ka lënë të kuptohet se skuadra e tij nuk është vlerësuar si duhet për sipërmarrjen e bërë pasi siguroi kualifikimin për në fazën me eliminim direkt. “Kisha ndjesinë se Paraguaji ishte ndoshta i vetmi vend ku nuk kishte festime për arritjen tonë në raundin tjetër”, tha tekniku. A.V.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




