Gjermania përmbys Italinë, Spanja barazon me Holandën, Kroacia “leksion” Francës

Italia bie në “San Siro”, 1-2 përballë Gjermanisë në ndeshjen e parë të çerekfinaleve të Ligës së Kombeve dhe sheh rrugën për në Final Four në qershor të bëhet shumë më e ndërlikuar. Të kaltërit e nisën me këmbën e mbarë duke zhbllokuar sfidën pas 9 minutash lojë me anë të Tonalit. Megjithatë, gjermanët përmbysën gjithçka në pjesën e dytë falë Kleindienst dhe Goretzka. Ndeshja e kthimit do të zhvillohet të dielën në Dortmund, në të cilën djemtë e Spallettit do të kenë nevojë për një sukses të vërtetë për të arritur në gjysmëfinale.
Ndeshja e parë çerekfinale e Ligës së Kombeve nuk ishte e komplikuar vetëm për Italinë, duke qenë se Spanja dhe Franca nuk lanë përshtypje të mirë. Furitë e Kuqe vuajtën ndaj Holandës, e cila përmbys epërsinë fillestare me Gakpo dhe Reijnders: Merino barazon, 2-2 në minutën e 93-të.
Më keq për francezët, të cilët u mundën 2-0 nga një Kroaci e egër: gol dhe asistim nga Perisic. Goli tjetër u shënua nga Budimir.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




