Gjimshiti ëndërron golin në “San Siro”: Kur isha i vogël dëfrehesha duke shënuar…

Itali | 2 vite më parë

Berat Gjimshiti në një intervistë për “L’Eco di Bergamo” ka treguar ëndrrën e madhe që ka. Në vigjiljen e ndeshjes mes Milanit dhe Atalantës, mbrojtësi kuqezi ka treguar se hapat e parë në fushë i ka hedhur si… sulmues.

“Kur isha i vogël më linin përpara pasi isha më i gjati. Të shënoja gola ishte dëfryese. Një gol në ‘San Siro’ do të ishte fantastik, por objektivi i vërtetë është fitorja. Si mbrojtës që jam kam mësuar të lexoj lëvizjet e sulmuesve mbase kjo do të më ndihmonë që në një të ardhme të afërt të shënoj një gol vendimtar”, tha Gjimshiti.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme