Gjimshiti: Të harrojmë Anglinë, të mendojmë për Andorrën

Kombëtarja | 2 vite më parë

Kapiteni i kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti foli për mediat pas humbjes 2-0 përballë Anglisë në “Uembli”, në sfidën debutuese të kuqezinjve në kualifikueset e Kupës së Botës 2026.

“Besoj që vuajtëm. Të them të drejtën është shumë shpejt pas ndeshjes të analizosh taktikën. Kam vërejtur që vuajtëm thellësinë e Bellingam, lëvizte shumë brenda linjës. E dimë të gjithë çfarë kualiteti ka. Me një lëvizje e nxjerr të gjithë mbrojtjen jashtë dhe e vuajtëm te goli i parë.

Sidomos nga minuta e 60-të, morën të gjithë lojtarët vetëbesim. Me hyrjen e Brojës, i fuste në vështirësi. Na dha motivim që mund të kapnim diçka. Si është futbolli, në momentin më të mirë erdhi goli i dytë i Anglisë dhe aty u mbyll loja.

Kemi akoma kohë. Është luajtur vetëm 1 ndeshje, Anglia ishte favorite. Duhet të fokusohemi në ndeshjen e radhës, ta harrojmë këtë sa më shpejt dhe të mendojmë për Andorrën. Nuk ka ndeshje të thjeshta dhe duhet të fokusohemi për të fituar atë ndeshje”, u shpreh Gjimshiti.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme