Gjirokastër – 98-vjeçarja rrobaqepëse, dropullitja Melpomeni Kuvarati ushtron akoma profesionin

Aktualitet | 2 vite më parë

Megjithëse në moshën 98-vjeçare, ajo vazhdon të ushrojë profesionin e rrobaqepëses në shtëpinë e saj.

Melpomeni Kuvarati ose Meni Meçi, siç i flasin akoma dhe sot në fshatin e saj, e ka ushtruar profesionin që kur ishte fëmijë.

Ka nostalgji për vendlindjen e saj, fshatin Dervician në Dropull, por prej shumë dekadash banon në qytetin e Gjirokastrës.

Ajo kujton me dhimbje babain e saj noter, që ka shërbyer në Delvinë, por edhe si bankier në Greqi dhe në Prizren gjatë Luftës së Dytë Botërore. Fliste 7 gjuhë të huaja, por përfundoi në burgun e Beratit fill pas çlirimit të vendit.

“Sa të jem gjallë do të punoj ditë e natë. Nuk e lë unë zanatin. Nuk mund të rri pa punuar. Të fundit i kam qepur një bluzë vajzës së madhe, Valit. Sa të mbyll sytë do të qep. E kam mësuar vetë. Nuk kam parë as me sy që të më tregojë njeri. Në fillim u qepja fëmijëve të vegjël, fustane… pastaj vazhdova me kostume e xhaketa,” tregon znj. Kuvarati.

Ishte fëmija i dytë i familjes me 6 vajza dhe 2 djem, ku motra e saj i mbushi 100 vite dhe sot jeton në Amerikë.

Gjyshe Meni asnjëherë nuk harron të festoj dhe të hedhë valle çdo 8 Mars me gratë e Dropullit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme