Gjirokastër – Kërkesë e lartë për apartamente, çmimet e shitjes dhe qiratë rriten me 20%

Sociale | 1 vit më parë

Kohët e fundit në Gjirokastër është rritur kërkesa për apartamente me qira dhe për blerjen e tyre. Agjentë imobilar thonë se përpos kërkesës nuk ka ambiente, pasi shumica e tyre jepen në Booking.

“Nga janar-qershor kërkesa për të blerë apartamente është rritur por nuk disponojmë shumë prona. Për sa i përket zonës muzelae nuk kemi fare”, u shpreh agjentja imobilare, Valbona Bani.

Krahasuar me një vit më parë çmimet për shitje kanë pësuar një rritje me rreth 20% më shumë. Ndërkohë që dhe apartamentet me qira variojnë nga 25 mijë lekë të reja deri në 40 mijë lekë.

Klientët që preferojnë të blejnë apartamente apo të marrin me qira nuk janë vetëm vendas ,por kryesojnë edhe ata të huaj si italianë ose holandez.

Gazetare L.Fili

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme