Gjobë e dyfishtë për Milanin, vonoi dy herë nisjen e lojës kundër Napolit

Gjykatësi sportiv i Serie A ka dhënë vendimet sa u takon lojtarëve të skualifikuar dhe skuaderave që nuk kanë respektuar rregulloren në ndeshjet e fundit.
Me dy ndeshje është pezulluar Youssef Maleh (Cremonese) për sjellje jokorrete ndaj kundërshtarit. Me një ndeshje janë skualifikuar Lewis Ferguson (Bologna), Albert Gudmundsson (Fiorentina), Tomas Suslov (Verona), Nicolo Fagioli (Fiorentina), Weston McKennie (Juventus) dhe Mateo Pellegrino (Parma).
Për sa u takon klubeve, me 25 mijë euro është gjobitur Milani. Sipas vendimit të gjykatësit sportiv, klubi kuqezi është përgjegjës për vonesën me dy minuta të ndeshjes me Napolin dhe 3 minuta për nisjen e pjesës së dytë të saj.
Milani shkon kështu në shifrën e 132.000 eurove gjobë për vonesa loje. Në total, duke përfshirë edhe gjobat për kore raciste dhe hedhje sendesh në fushë nga tifozët, klubi kuqezi është gjobitur me 146.500 euro gjatë këtij sezoni.
Me 10 mijë euro është gjobitur Lecce e Ylber Ramadanit, 5 mijë euro Interi (koret kundër Gasperinit), 3 mijë euro Napoli dhe Udinese, 1500 euro Cremonese.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




