Gnabry rinovon me Bayern-in, 30-vjeçari qëndron në Mynih deri në 2028-ën

Serge Gnabry do të jetë një lojtar i Bayern-it deri në 2028-ën. Klubi bavarez lajmëroi pak çaste më parë rinovimin e kontratës me sulmuesin 30-vjeçar, i cili këtë sezon gjeti mjaft hapësira në formacion pas dëmtimit të Musiala-s.
“Kur mbërrita këtu nuk e mendoja kurrë se do të qëndroja për dhjetë vite. Të aktivizohesh për një klub të madh si Bayern-i nuk është aspak e lehtë. Për mua është krenari që jam pjesë e kësaj skuadre”, tha Gnabry për faqen zyrtare të klubit bavarez.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




