Granit Xhaka për vërshëllimat në “Fadil Vokrri”: Ishte gjëja e fundit që mendoja, s’prisja këtë sjellje në shtëpinë time!

Botërori 2026 | 12 muaj më parë

Karriera e Granit Xhakës do të pasurohet me një tjetër pjesëmarrje në Botëror, e cila do të jetë e katërta për kapitenin e Zvicrës. Një gjë të tillë 34-vjeçari e siguroi pikërisht përballë Kosovës së tij në stadiumin “Fadil Vokrri”, i cili nuk e priti lojtarin ashtu si ky e fundit kishte menduar.

“Vërshëllimat nuk i prisja, të them të drejtën ishte gjëja e fundit që mendoja se mund të më ndodhte mua sonte këtu, sidomos në shtëpinë time”, tha Granit Xhaka i dëshpëruar në fund të takimit për mikrofonin e “SRF”.

“Të them të drejtën më dhemb shumë fakti se u vërshëlleva nga publiku këtu, por më duhet ta pranoj sepse edhe ky aspekt është pjesë e lojës. Gjithçka është mirë tani”, vazhdoi Xhaka.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme