Greqia lufton me zjarret/Në Spanjë dhe Francë ka përmirësim të situatës

Një zjarri i fuqishëm që shpërtheu të martën në ishullin grek të Parosit, i nxitur edhe nga erërat e forta, i nxehti dhe thatësira, u përhap me shpejtësi gjatë natës, duke çuar në evakuimin e baorëve si masë paraprake, ndonëse zjarri nuk ka arritur në zonat e banuara.
Mëngjesin e së mërkurës, operacionet ajrore të shuarjes së flakëve u zhvilluan nga dy avionë zjarrfikës dhe pesë helikopterë, ndërsa mjete të tjera ajrore janë në gatishmëri. Kryebashkiaku i Parosit e përshkroi situatën si shumë të vështirë.
Ndërkohë në Evropën Perëndimore situata po përmirësohet. Në Spanjë ku dhjetëra mijëra banorë të evakuuar gjatë zjarreve masive filluan të rikthehen në banesa të mërkurën. Qeveria tha se po punonte për të vënë nën kontroll disa nga zjarret më të rënda pyjore në historinë moderne të vendit, ndërsa hoqi urdhrat e evakuimit në mbi 15 komuna pranë Madridit dhe Avilës, të cilat ishin epiqendrat e zjarreve.
Në shtetin fqinj, Francën zjarrfikësit mbajtën nën kontroll zjarrin në perëndim të Bordeaux që shkaktoi evakuime masive gjatë natës, përpara rritjes së temperaturave dhe erërave që pritet të nxisin zjarret gjatë së mërkurës. “Nata ishte e qetë, zjarri është nën kontroll” – thanë autoritetet e Girondës. Evropa pritet të përballet me një valë tjetër të të nxehtit, e katërta deri më tani këtë verë, me temperaturat që pritet të arrijnë deri në 42 gradë Celsius.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




