Grupi G, Belgjika pa mëshirë përballë Zelandës së Re, Egjipt-Iran s’ka fitues, por polemika

Botërori 2026 | 4 muaj më parë

Belgjika mbyll në vendin e parë Grupin G falë diferencës së golave pasi në tre ndeshje grumbulloi pesë pikë, po aq sa edhe Egjipti.

Për foracionin e Rudi Garcia diferencën e bëri fitorja e thellë e arritur përballë Zelandës së Re. Në “BC Place” të Vankuverit, për “Djajtë e kuq” shënuan Trossard (28’, 50’), De Bruyne (66’), Lukaku (86’) dhe Saelemaekers (94’) ndëra golin e vetëm të ekipit të Oqeanosë e shënoi Just në të 84’.

Ndeshja tjetër e këtij grupi ishte shumë më interesante pasi deri në minutat e fundit si Egjipti dhe Irani kishin mundësi që të shënonin golin e fitores. “Faraonët” gjetën të parët avantazhin në minutën e 5’ ndërsa Irani u kundërpërgjigj menjëherë. Në të 11’ Taremi gaboi nga pika e bardhë e penalltisë, por tre minuta më vonë Rezaeian barazoi shifrat 1-1. Në minutat e fundit të këtij dueli Marciniak dhe VAR u kthyen në protagonist kur i anulluan një gol Iranit për pozicion të parregullt. Edhe në këtë grup Irani ka shanse të larta të vazhdojë rrugëtimin mes të tretave më të mira edhe pse në tre takkime ka koleksionuar tre barazime. A.V.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme