Hasani: Shqipëria, e përkushtuar ndaj promovimit të barazisë dhe dinjitetit

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani mori pjesë në konferencën inaugurale “HR30, Empower Talk: Qëndresa Kundër Urrejtjes & Përqafimi i të Drejtave”, së bashku me Universitetin e Essex.
Në fjalën e tij, ministri Hasani u shpreh se Shqipëria mbetet e përkushtuar ndaj promovimit të vlerave thelbësore që mbrojmë me krenari gjatë mandatit tonë në Këshillin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut dhe në rrugëtimin drejt BE-së.
“Shqipëria mbetet e përkushtuar ndaj promovimit të barazisë, dinjitetit dhe respektit për të gjithë – vlera thelbësore që i mbrojmë me krenari gjatë mandatit tonë në Këshillin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut dhe në rrugëtimin tonë drejt BE-së.
Të rrënjosur në historinë dhe traditat tona, qëndrojmë të palëkundur në angazhimin tonë të vazhdueshëm për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë”, tha ministri Hasani.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




