Helmimi në kopshtin publik në Gramsh, AKU: Vezët rezultuan të kontaminuara me salmonelë

Aktualitet | 1 vit më parë

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka konfirmuar se vezët e përdorura në  kopshtin publik nr.1 në Gramsh kanë rezultuar të kontaminuara me bakterin Salmonella Enteritidis. Si pasojë, 17 persona, fëmijë dhe pjesëtarë të stafit, kanë paraqitur shenja helmimi dhe janë trajtuar në spital.

Sipas analizave të kryera më parë nga AKU, produktet e tjera ushqimore të përdorura në institucion, si mishi i pulës dhe qumështi, kanë rezultuar negativë për ngarkesë bakteriale.

Në total, në ambientet e kopshtit janë marrë 79 mostra për testim, nga të cilat 17 kanë rezultuar pozitive për salmonelë. Për këtë arsye, aktiviteti i këtij institucioni parashkollor është pezulluar përkohësisht, në pritje të përfundimit të hetimeve dhe garantimit të kushteve të sigurta për fëmijët.

Më herët edhe Prokuroria e Elbasanit ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të infektimit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme