I dënuar në Itali për drogë, arrestohet 49-vjeçari në Berat. Në pranga dhe personi që e strehonte

Aktualitet | 1 vit më parë

Dy persona janë arrestuar në Berat, mes të cilëve edhe një 49-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe pjesëmarrje në një organizatë kriminale.

Në pranga ka rënë Armando Pjetri, 49 vjeç, i dënuar nga Gjykata e Apelit në Napoli me 29 vite burg për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të një organizate kriminale.

Gjatë operacionit, u arrestua gjithashtu A. H., 53 vjeç, banues në Kuçovë, i cili kishte strehuar Pjetrin për t’u fshehur nga policia. Ai akuzohet për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Në banesën ku strehohej i kërkuari ndërkombëtarisht, në lagjen “1 Maji” të Beratit, policia gjeti dhe sekuestroi edhe një sasi kanabisi që po përdoret si provë materiale në hetim.

Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Roma për të finalizuar procedurat e ekstradimit të Armando Pjetrit në Itali.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme