Inaugurohet Vila 31, Rama: Kthehet në qendër inovative për artin dhe kulturën

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në inaugurimin e Vilës 31 x Art Explora, një projekt ambicioz që shndërron një ish-rezidencë nga një periudhë e errët e historisë së komunizmit në një qendër dinamike dhe inovative për artin dhe kulturën.
Kjo hapësirë e re do të mirëpresë rezidentë artistikë nga Franca, Tunizia, Libani, Malta, Italia dhe shumë shtete të tjera, duke ofruar një program të pasur që përfshin performanca, diskutime, punëtori, lexime dhe shfaqje filmash.
Në fjalën e tij, Rama theksoi rëndësinë e këtij projekti për kulturën shqiptare dhe ndërkombëtare, duke theksuar se ky është një hap i rëndësishëm në zhvillimin e aktiviteteve kulturore në vendin tonë.
“Ky është fillimi i një aventure të re, një vatër kulture shqiptare dhe për të gjithë botën“, u shpreh ai, duke shtuar se projekti Art Explora, i njohur si “anija muze” që do të shëtisë nëpër botë, do të ketë një stacion të saj në portin e Durrësit më 10 prill.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



